Fermeri nga Kruja: Kam punësuar pakistanezë për t’u kujdesur për lopët, flasin pak dhe punojnë më shumë se shqiptarët

Shumë nga shqiptarët janë nisur drejt vendeve të botës për të gjetur një jetë më të mirë, teksa fermeri M.H., nga Gramza e Krujës i është dashur të zëvendësojë fermerët e tij që emigruan me shtetas të huaj, Fermeri ka punësuar në fermën e tij tre shtetas pakistanezë.
Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Sipas fermerit pakistanezët flasin pak e punojnë shumë. Ndër të tjera femëri thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.
“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë”, u shpreh fermeri.
Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri dhe ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanatçinj të huaj.