E akuzon për “non grata”-n, por Berisha dhe Soros dikur kanë ngrënë bashkë… nga duart e këtij njeriu

Emisioni “Tradita që kthehet në markë” me gazetaren Rudina Xhunga ka qenë para disa kohësh në “mekën” e turizmit të fundjavave në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Korçën.

Te bujtina “Sidheri” me mjeshtrin Jani Sidheri, qe ndalesa e parë për tavën tradicionale; Qofte Korçe.

Jani rrëfeu se si e ndan kohën e të gatuarit mes “të ftuarve të shtetit” siç i quan ai, detyrën e tij në Tiranë kur gatuan për politikanë, qeveritarë e shumë të huaj te shërbimet qeveritare dhe kohës që i kushton bujtinës së tij.

Mes të tjerash ai zbuloi se në eksperiencën e tij të gjatë, i kishte rënë rasti të gatuante edhe për Xhorxh Sorosin.

“Qofte Korçe kam gatuar kur kemi pasur të ftuar Xhorxh Sorosin. Në atë kohë ishte i ftuar i Berishës, kur ishte kryeministër” – tregon ai drekën e Berishës me Sorosin.

Kjo ngjan e pamundur tani kur Berisha akuzon Sorosin për shpalljen e tij non grata, por ja që ka pasur një kohë kur të dy drekonin me qofte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT