Vizita e Blinken, grupi i PD vendos “armëpushim”: Të përjashtuarit nuk do të shkojnë në seancë, shmanget përplasja me Gardën

Grupi parlamentar i opozitës është mbledhur përpara nisjes së seancës në Kuvend.
Mësohet se në takim marrin pjesë edhe deputetët, Emilia Koliqi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët munguan në mbledhjen e parë.
Ndërkohë mësohet se 7 ligjvënësit e PD-së që janë përjashtuar nga Kuvendit nuk do të paraqiten në Parlament, duke u shmangur përplasja me gardën tek dera e institucionit.
7 deputetët që vijojnë të kenë masë disiplinore janë:
Palok
Noka
Bardhi
Salianji
Dogjan
Nallbati
Petrit Doda.