“S’e fus takimin në çorapet e pista të politikës në Tiranë”, Basha për vizitën e Blinken: Vjen në një moment…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sot vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk ka planifikuar takim me opozitën.

Basha tha se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin dhe Kosovën.

“Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Do të dalë sërish. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej momentin, Kjo është vizitë që tregon forcën e Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën.

Unë se fus në çorapet e pista të Tiranës zyrtare. Takimet e PD me SHBA nuk kanë munguar dhe s’do të mungojnë”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT