Sekretari Blinken mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me të rinjtë në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i është drejtuar ambienteve të Kryeministrisë.

Blinken gjatë fjalës së tij te Piramida e vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë dhe shprehu falënderimin për rolin dhe kontributin e saj në strehimin e afganëve.

Pas këtij takimi, siç ishte parashikuar në agjendë, ai u drejtua për në Kryeministri. Pas takimit pritet të zhvillohet edhe konferenca e cila mund të zhvillohet para orës së parashikuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT