VIDEO/ Situata e “nxehtë” në politikën shqiptare, Dumani dhe Blinken biseduan te “Piramida”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim me zyrtarët e drejtësisë.

Blinken zhvilloi një takim të shkurtër me kreun e SPAK, Altin Dumanin, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin, kreun e ILD Artur Metanin si dhe me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Në pamjet e mëposhtme shihet se Blinken ka biseduar me Altin Dumanin brenda “Piramides”. Takimi ka qenë i shkurtër dhe nuk dihet se cili ka qenë mesazhi, por që ky takim tregon mbështetjen e SHBA për Reformën ne Drejtësi.

© Credits tiktok.com/@rtshqiptar

@rtshqiptar EKSKLUZIVE/ Blinken takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani Pamjet: Denada Shkodrani #rtsh #blinken #altindumani #spak ♬ Dreams Land – Taoufik

Ky takim vjen në një kohë kur situata politikë në vend është e nxehetë, me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, me një opozitë që po zhvillon protestat e saj duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve, e me një mazhorancë që është disi në tension për akuzat e shumta që i lidhin ata me inceneratorët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT