Kriza politike/ Ditmir Bushati kërkon kompromis me opozitën: Vendi ndodhet përpara sfidave

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka kërkuar sot kompromis me opozitën jashtëparlamentare pasi, siç tha ai, vendi ndodhet përpara sfidave të rëndësishme. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Bushati theksoi se kriza politike do të ketë ndikimin e saj në vendimarrjen e Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të negociatave.
“Është e rëndësishme që ne të krijojmë mekanizma dhe rregulla loje më të qartë, jo vetëm brenda PS-së. Sot për sot operojmë në një kontekst edhe më specifik, barra është edhe më e rëndë për shkak të pushtetit vendosur dhe qendror. Na duhet të jemi më të durushëm në radhë të parë me njëri tjetrin, por na duhet më shumë kapacitet për kompromise me opozitën politike dhe parlamentare sepse vendi ndodhet përpara sfidave.
Kriza politike dhe situata ku ndodhet skena politike në Shqipëri ka ndikimin e saj qoftë për vendimarrjen e BE-së, por edhe për kryesimin e OSBE-së. Janë momente historike që nuk duhet humbur”, tha Bushati, duke kërkuar që aktorët politikë dhe social të bashkohen për ta kthyer këtë moment në sukses për Shqipërinë.
Vijon…