Nuk dorëzohet Fredi Beleri! Kërkon sërish leje për t’u betuar si kryebashkiak, gjykata cakton datën

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për Fredi Belerin, i cili kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, do të zhvillohet më 19 mars 2024, ora 10:00.
Përveç lejes për t’u betuar, Beleri kërkon gjithashtu dhe shfuqizimin e dy vendimeve të GJKKO, atë të datës 1 qershor dhe atë të 22 majit.
Gjykata ka publikuar vendimin në një kohë kur SPAK dha pretencën për Belerin, duke kërkuar 2.6 vite burg pasi akuzohet për blerje votash. Nga ana tjetër SPAK për Pandeli Kokaveshin ka kërkuar 2 vite burg, për të cilat sugjeron që të konvertohen në shërbim prove.
Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave që nga 12 maji i 2023. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale për blerje votash, ndërsa pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit ai u shpall fitues përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, i cili është aktualisht kryetar në detyrë në bashkinë e Himarës.