Gjykata greke merr vendimin për kërkesën e Alket Rizait për lirim nga qelia

Alket Rizai një nga të burgosurit më ta famshëm të burgjeve Greke, ka kërkuar në gjykatë lirim nga burgu. Rizai në vitin 2016 u dënua me 10 vite e 8 muaj burg për disa vepra penale.

Më datën 13 shkurt gjykata e Lamias shqyrtoi kërkesën e shqiptarit duke ja refuzuar daljen nga burgu, sipas Ora News. Ai është cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë për shkak të disa tentativave për tu arratisur nga burgu. Dënimin e fundit Rizai e mori në vitin 2018 me 3 vite e 26 muaj burg për futjen e disa thikave në qelitë e burgut.

Në vitin 2021 Alket Rizai dhe 45-vjeçari u kapën nga policia greke në një makinë të blinduar. Sipas mediave Greke Rizai duhet të ishte në qeli dhe ende e paqartë dalja e tij nga burgu.

Alket Rizai në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me të dënuar të tjerë grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marre peng 6 policë të burgut të Malandrinos.

Kush është Alket Rizai?

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjeçare u largua për në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi përveç gjuhës shqipe flet 5 gjuhë të huaja.

Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai dhe Nikos Palekostas u kapën shpejt, por Vassilis u zotua që do e vazhdonte historinë e tij të krimeve. Më 9 qershor 2008, ai rrëmbeu George Mylonas, një miliarder- manjat alumini, që kishte zemëruar të varfrit në vend duke deklaruar se “punëtorët duhet të shtrëngojnë rripat”. Por Mylonas tha për rrëmbyesit e tij: “Ishin të sjellshëm dhe më trajtuan mirë”, ndërsa shuma që kërkohej për lirimin e tij ishte 12 milionë euro.

Në fakt autoritetet greke arritën që ta gjurmojnë Paleokostas në shtëpinë ku mbahej Mylonas. Atje, më 2 gusht 2008, ndërkohë që i arratisuri po pinte një gotë me alkool dhe po bëhej gati që të shihte diçka në DVD, një skuadër e forcave speciale hyri me forcë duke shkatërruar derën.

Policia gjeti një kopje të filmit të Al Pacino, “Heat”, që tregon historinë e dy veteranëve në vjedhjen e bankave, që shmangin policinë. Ai kishte qenë 791 ditë në arrati kur u kap dhe policët ishin të lumtur.

“Kapja e shpejtë e Vassilis Paleokostas, një nga kriminelët më famëkeq në vend, është një shtysë e nevojshme për moralin dhe imazhin publik të policisë greke,” thuhej në një kabllo të konsullatës amerikane në Selanik për Sekretarin e Shtetit në Washington, publikuar më vonë nga Wikileaks.

Nuk dihet se si i shpenzonte Paleokostas paratë e marra, por në një seancë gjyqësore ndaj tij në vitin 2009 në Athinë, ku u ngritën akuza të reja për rrëmbim dhe grabitje, një turmë u mblodh jashtë gjykatës.

Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit, duke u sjellë si një klub fansash të një idhulli të muzikës pop, siç do shkruante më vonë një gazetë tabloide. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, ajo në mënyrë teatrale nisi të dëneste dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT