VIDEO/ Vazhdon misteri i vdekjes së Navalny-t. Trupi ende nuk i është dorëzuar familjes, dyshohet se u dërgua në…

Lideri i ndjerë i opozitës ruse, Alexei Navalny nuk mund të prehet ende i qete, pasi trupi i tij nuk i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

Pasi ditën e djeshme u raportua se trupi ishte gjetur, pasi nuk u dërgua fillimisht në morg, sot mediat u huaja shkruajnë se kufoma mund të jetë tranportuar gjatë natës nga burgu drejt një qyteti tjetër. Dyshimet lindën, pas publikimit të një videoje, ku shihet një autokolonë misterioze prej katër automjetesh, e cila ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob.

Autokolona përbëhej nga dy makina patrullimi, një tjetër automjet dhe një minibus UAZ me dy vija të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.

Në videon e publikuar nga “Mediazona”, media e pavarur ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny kreu dënimin 30-vjeçar) me Salekhard, në veri të Siberisë, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.

Pas një hetimi të gjerë që përfshinte rishikimin e disa orëve të pamjeve, faqja beson se ka shumë të ngjarë që kjo autokolonë e veçantë të mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, Alexei Navalny i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij.

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Nëna e Navalny, e shoqëruar nga avokatë, u përpoq sërish sot të shihte trupin e djalit të saj, sipas Kira Jarmis, një zëdhënëse e disidentit, por stafi i morgut refuzoi t’i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të saj.

Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë dje nga Novaya Gazeta Europe, thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e disidentit nuk ishte kryer autopsi. Novaya tha se burimi i saj, një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja mavijosjesh në trupin e disidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT