VIDEO: “I kapur dhe s’ikën gjëkundi…”- Shpjegimi i pabesueshëm i “gjuhëtarit” pse Deti Kaspik është… shqip!

Një peticion i firmosur nga një numër i madh akademikësh perfshirë Rexhep Qosen, Pëllumb Xhufin, Ksenofon Krisafin, Fatos Tarifën, etj kërkon nga institucionet e shtetit të marrin masa urgjente për të ndaluar përhapjen e sharlatanizmit nga mediat televizive.
Një nga profesorët nënshkrues tha për Dita se ekranet, shumë shpesh po shndërrohen “në një plehurishte, ku moderatorët ftojnë në bisedë a në duele rrugësh lloj-lloj sharlatanësh të etimologjisë”.
“Mjafton që të nyjëtojnë çdo budallallëk, çdo banalitet, çdo lloj ekskrementi mendor në lidhje me origjinën e fjalëve e të gjuhës shqipe, mjafton që të tingëllojë ledhatues për psikozat e sëmura të vulgut…” – thotë ai i revoltuar.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Më poshtë është një VIDEO ku një prej personave kundër të cilëve është hartuar peticioni “shpjegon” origjinën e emrit të detit Kaspik dhe e nxjerr atë… “shqip”.
Dhe kjo nuk është as e para as e vetmja video e këtij lloji, përhapur në rrjete sociale!