“Peshqit e mëdhenj”/ Ngjela: FBI ka marrë dosjet, janë gjetur miliona në bankat e huaja

Avokat Spartak Ngjela, nga studioja e emisionit “Opinion” në TV “News 24” ka befasuar me një deklaratë, teksa foli për goditjen e korrupsionit dhe të “peshqëve të mëdhenj”, në nivele të larta.

“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. 

Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. 

Dosjet janë marrë, kanë filluar. 

Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. 

Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. 

Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela. /l.m

Back to top button
LAJMET E FUNDIT