Protesta/ Çfarë do ndodhë sot para kryeministrisë? Berisha flet “online”, Meta e Kryemadhi “zhduken’

Teksa nuk kanë ngelur shumë orë nga protesta e “Rithemelimit”, janë zbardhur detaje të rejanë në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë.

Protesta pritet që të nisë në orën 17:30, ku deputetët do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo do të jetë protesta e parë pa prezencën fizike të Sali Berishës, i cili do i drejtohet turmës me një mesazh nëpërmjet një lidhjeje online, për shkak se ndodhet në “arrest shtëpie”.

Sakaq, në proteste do të mungojnë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, të cilët prej kohësh tahsmë nuk shfaqen në mbështetje të Berishës, ndryshe nga sa ndodhte para dhe pas zgjedhjeve të fundit lokale, ku ata ishin në aleancë.

Më herët Berisha e cilësoi këtë protestë si “fundin e regjimit” duke lënë të hapur dhe mudnësinë për episode dhune, pasi sipas tij, “do tunden themelet e shtetit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT