Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij në SPAK: Kur ndodhi krimi, im bir…

Teksa Ibrahim Lici u arrestua pak ditë më parë në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij ka mohuar akuzat.

Mustafa Lici u paraqit sot në SPAK-ut, ku pretendoi se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa.

Sipas Mustafa Licit, dosja u montua nga drejtori i policisë së Shkodrës në atë kohë Niko Brahimaj dhe oficeri Ardit Hasanbega që u arrestua në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku ndër të tjera grupi kundërshtar Bajri po planifikonte vrasjen e 31-vjeçarit.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”-, tha Lici për mediat.

Mustafa Lici është paraqitur tre herë në SPAK ku është marre në pyetje nga oficeret e BKH por refuzon të japë shpjegime për shkak të sekretit hetimor. SPAK po heton jo vetëm për të dyshuarit e dosjes ‘Metamorfoza’, por edhe për disa ngjarje të renda kriminale në Shkodër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT