Rudina Hajdari: Lulzim Basha do të japë dorëheqjen, e treta e vërteta. Demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari deklaroi se Lulzim Basha do të detyrohet të japë dorëheqjen në momentin që do të tentojë firmosjen së ‘’Paktit Kombëtar’’ me kryeministrin Rama.

Nga profili i saj në Facebook, Hajdari deklaroi se demokratët nuk do ta lejojnë kryeministrin Edi Rama të bëhet i plotfuqishëm i pavdekshëm.

Ajo kujton se në të kaluarën kreu i PD-së Basha duhet të jepte në dy raste dorëheqjen.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT