Nga fjalimi ‘online’ i Berishës, tek molotovët ndaj Kryeministrisë/ Mbyllet protesta kombëtare e opozitës

Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se kjo protestë nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.

Siç edhe më herët është raportuar në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.

Në media është parë momenti kur Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, dhe deputetë të tjerë, janë larguar nga Kryeministria për t’u drejtuar në selinë e Rithemelimit.

Po ashtu, edhe protestuesit janë duke u shpërndarë, ndërsa sipas informacioneve nga policia, deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar për incidente gjatë tubimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT