FOTO: Edhe himn kombëtar edhe Fredis Beleris në protestën e opozitës në Tiranë

U zhvillua këtë të martë në Tiranë një protestë e opozitës, e lajmëruar prej disa ditësh.
Në krye të protestuesve ishin deputetët e Rithemelimit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Gjatë marshimit për të mbërritur drejt podiumit të ngritur para Kryeministrisë, u hodhën thirrje ‘Rama ik’, si dhe pati zhurma të borive apo hedhje shashkash. U hodhën edhe disa flakadanë pas fjalimit me tele-transmetim të Sali Berishës, nga arresti shtëpiak për korrupsion.
Rama nuk ishte në zyrë sepse ndodhet në Turqi.
Protestuesit kishin parulla ‘O sot o kurrë’, me flamuj të Shqipërisë dhe të PD-së, por kanë dhe parulla “Himara zgjodhi Fredi Belerin” në anglisht.
Një përfaqësuese e Himarës tha në miting se Beleri, Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë.
“Parulla të tilla nuk shkojnë as me himnin, as me flamujt kombëtarë” – thanë komentues të ndryshëm në rrjetet sociale, ku protesta u transmetua live.




