“Gërdeci”/ Shtyhet seanca e sotme për Fatmir Mediun! Delijorgji dhe Minxolli i “fshihen” gjykatës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën që pritej të mbahej ditën e sotme për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 6 mars.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT