“Për McGonigal kam thënë pikë për pikë atë që është thënë në dokumentet e SHBA”, Rama: Sa herë të kthehesha mbrapa do…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

A mendoni se do të hetoheni për këtë cështjen McGonigal, juve thatë që i kishit dhënë para një miku?

Rama: Pjesa argëtuese me ju është që nuk më citoni si duhet. Unë në prononcimet e mija lidhur me këtë cështje u jam referuar pikë për pikë cfarë është thënë në dokumentet e SHBA. E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministri i Shqipërisë dhe duhet të takoj çdo zyrtar amerikan që më vjen…

Po nuk ishin takime zyrtare zoti Kryeministër, ishin takime të fshehta?

Rama: Duhet ta pranoni që për këtë cështje ja keni futur kot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT