Balliu: Bëhuni gati për mosbindje civile! Do bllokojmë akset kryesore të rrugëve dhe Taulant Ballën të hyjë në zyrë

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për mosbindje civile.
Në një intervistë, ai theksoi se mosbindja civile do të bëhet me bllokimin e rrugëve dhe bllokimin e Ministrit Taulant Balla që të futet në institucion.
“Qartazi qytetarët janë dakord me aksionin që ka ndërmarrë kjo opozitë, me lidershipin aktual të kësaj opozite dhe atë e treguan me këtë pjesëmarrje.
Bie dakord që këto janë të pamjaftueshme. Është e nevojshme dhe mund të themi jetike për shtetin tonë dhe pluralizmin në Shqipëri përshkallëzimi i aksionit opozitar.
Mosbindja civile ka disa forma që mund të ushtrohet. Një nga ato forma janë bllokimet e akseve kryesore, bllokimi i Taulant Ballës që të hyjë në institucion”-tha ai.