VIDEO: Historia e pabesueshme e ish-kryekomunistit polak që jetoi i fshehur në Tiranë

Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal) ka qenë Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Polonisë.
Ai ishte një prej udhëheqësve të vendeve komuniste që nuk u pajtuan me tezat e Hrushovit. Kazhimiezhin e burgosën në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë, por ai konsiderohej dhe vlerësohej prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës si një marksist-leninist i madh.
Hysni Kapo që mbulonte Sigurimin e Shtetit pas kërkesës së kinezëve ka organizuar bashkë me Kadri Hazbiun dhe Llambi Peçinin arratisjen nga burgu të Mijalit dhe sjelljen e tij në Shqipëri.
Këtu historia e Kazhimiezh Mijalit bëhet e paimagjinueshme.
Ai u mbajt thuajse i izoluar në Tiranë njihej si “Veseli” dhe shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani, i cili u caktua si badigard i tij.
Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA.