Shkodra “zgjohet” nga tritoli/ Shpërthim me lëndë plasëse një makine

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë teatrit “Migjeni”, në Shkodër.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20. Një sasi tritoli i ishte vendosur një makine tip “Audi”, e cila ka qenë e parkuar.
Policia ka njoftuar se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ka dëme të shumta materiale.
Gjithashtu mësohet se policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.