“Doja të ndiqja ëndrrat e mia”/ Vrau të atin dhe e varrosi në oborr, çfarë deklaroi 19-vjeçarja

Durrësi, por jo vetëm, u tronditët mëngjesin e sotëm, pas zbardhjes së një krimi të rëndë brenda familjes.
Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë së tij, pasi dyshohet se ishte vrarë me armë zjarrin nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta.
Në dëshminë e saj para uniformave blu, e reja ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai donte ta fejonte kundër dëshirës së saj. Ajo shprehet se donte të vazhdonte studimet dhe të ndiqte ëndrrat e saj, por babai nuk e lejonte.
“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.