VIDEO/Talat Xhaferri bën “për një lek” nëpunësin në Tetovë: Ç’bën këtu? Ke ardhur për të pirë kafe! Mos lini njerëzit në korridor

Kryeministri Talat Xhaferi pa paralajmërim, ka vizituar sot sektorit të dokumenteve në Tetovë. Gjatë kësaj bisedë ai i ka bërë “për një lek” punonjësit, duke u thënë se nuk duhet të krijojnë radhë dhe se duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

Kjo pasi ai gjeti aty një të punësuar në zyrë, i cili i tha se ndodhej aty për punë, por Xhaferri i tha se ka shkuar për të pirë kafe, duke i kërkuar me nervozizëm që të largohet nga zyra dhe t’u hapë radhën qytetarëve.

“Shko te vendi i punës, se s’ke punë me dokumente, ti nuk ke punë zyrtare këtu, ti ke ardh këtu për të pirë kafe dhe të shkosh në pushim vjetor. Mos i lini njerëzit në korridor të presin”, i tha Xhaferri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT