Ministria e Diasporës në Shqipëri dërgon falas tekste shkollore në gjashtë shtete të huaja

Ministria e Diasporës në Shqipër, përkatësisht Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka dërguar falas tekste shkollore në Poloni, Ukrainë, Belgjikë, Rumani, Çeki, Slloveni, shkruan KultPlus.com

“Sot Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare përmbylli dërgesën me tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë drejt Polonisë, Ukrainës, Belgjikës, Rumanisë, Çekisë, Sllovenisë.

Tekstet për fëmijët dhe mësuesit e Diasporës janë falas dhe kanë pikëmbërritje qytetet kryesore të shteteve përkatëse. Vijon pa u ndalur puna për shtetet e tjera… “, thuhet në njoftimin e tyre. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT