“Bashkëshorti mungonte shpesh në shtëpi”/ Blerina Meta: Ja kur nisa të shqetësohem

Pëllumb Meta 50-vjeç u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.
Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo e kreu krimin makabër.
Blerina Meta bashkëshortja e viktimës tha në një intervistë për emisioni Review në Euronews Albania se viktima ishte shumë i dhunshëm dhe kërcënonte vazhdimisht atë dhe fëmijët.
“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specific, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo. Ditën e tretë nisa të shqetësohesha për mungesën e tij”, tregoi ajo.