VIDEO/ Presidenti Zelensky vjen më 28 shkurt në Tiranë, ja mesazhi i deputetes ukrainase për shqiptarët

Liderja e Partisë “Zëri” në parlamentin ukrainas, Kira Rudik komentoi vizitën e presidentit Zelensky në Tiranë, e cila është parashikuar të mbahet në fund të këtij muaji, në kuadër të një takimi ndërkombëtar për Ukrainën.

Rudik falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen e treguar që nga nisja e luftës dhe mikëpritjen e refugjatëve ukrainas.

“Falënderojmë Shqipërinë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë. Është një lajm i mirë ardhja e presidentit Zelensky në Shqipërinë.

Falënderojmë popullin shqiptar që ka pritur refugjatët ukrainës, ky është një fakt që nuk duhet harruar”, tha Rudik në Ditar në A2 CNN.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT