VIDEO/ Si rrallëherë, kryeministri Edi Rama shfaqet me syze optike në publik

Shumë pak e dinë që kryeministri Edi Rama mban syze optike. Kjo dhe për arsye se vetë kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur që të mos i mbajë në daljet e tij publike.
Ndërkohë, së fundmi ka bërë një përjashtim! Në mesin e shumë artistëve shkodranë dhe figurave të njohura kryeministri Edi Rama është shfaqur me syze në ngjyrë të kuqe, të cilat na lejoni të themi që nuk janë syze opotike dosido, por plot stil.

Teksa po festonte Karnavalet në një nga restorantet më me zë në Shkodër, kreu i qeverisë është filmuar nga vetë stafi i “Idromeno Restaurant” dhe ajo që ne vumë re ishin syzet e kreut të qeverisë.
Mbase kjo video është bërë “pa dijeninë” e Ramës, por përmes këtyre pamjeve u zbulua dhe një “sekret” i vogël i kryeministrit.
Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh përfshinë gjatë tre ditëve të fundit të gjithë qytetin.
Festës plotë ngjyra të karnavaleve, iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij.