Meta shkeli Kushtetutën? Eksperti i “Venecias”: E kemi një ide të qartë

Ekspertët e Komisionit të Venecias, prej ditës së djeshme vijojnë takimet në Shqipëri, pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e presidenti Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Sot, ekspertët e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 tetor do të dalin me raportin përfundimtar.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha Kaarlo Tuori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT