Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij me plumba në kokë, gjoks dhe bark! Prokurorja kërkon burg për tre të arrestuarit

Në gjykatën e Durrësit, po mbahet mesditën e sotme seanca për vleftësimin e masës së sigurisë ndaj tre fëmijëve që dyshohet se vranë babanë e tyre.
Bëhet me dije nga brimet për media se prokurorja e çështjes, Suela Beluli, po tregon rrethanat dhe hetimet. Të tre fëmijët e ndjekin të qetë, por me kokë ulur fjalën e prokurores
Sipas hetimeve, plumbat e kanë kapur Pëllumb Metën një në kokë, një poshtë veshit, një tjetër në gjoks dhe një në bark.
Beluli kërkoi arrest me burg për të tre fëmijët, ndërkohë që gjyqtarja vendosi largimin e kamerave nga salla e gjyqit.