E dhimbshme / Prostitucion në Tiranë, fëmijët e mitur, tutorë të nënës

Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka denoncuar një rast pazakontë të prostituimit në një nga akset më kryesore të Tiranës.

Përmes kameras së fshehtë, ‘Stop’ ka filmuar një grua pranë kompleksit malajzian tek kthesa e Kamzës.

Gjithçka ndodh si ritual i përnatshëm pas orës 22:30.

Ajo që e bën këtë ngjarje të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë.

Djali i madh i saj është 12 vjeç dhe i vogli 6 vjeç.

Përmes kamerës së fshehtë, ‘Stop’ ka zbuluar se djali 12-vjeçar negocion me klientë të mundshëm dhe drejtues automjetesh që ndalojnë aty.

Një person i infiltruar i ‘Stop’ është shfaqur si klient. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn por qëndron në distancë. Gruaja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme.

Qytetari– Kemi hallin e policisë!

Gruaja– I njof ata unë, po hë…!

Djali– Ma jep një cigare!

Qytetari– Të jap unë një cigare, po ik gjemë një çakmak!

Qytetari– Fëmijët e tu janë ata?

Gruaja– Po!

Qytetari– Çuna i ke të dy?

Gruaja– Po!

Qytetari– Sa vjeç janë?

Gruaja– 12, 6!

Djali 2- Iku policia? Shif njëherë!

Qytetari– K’shu vijnë k’ta?

Djali 2- Rrijnë këtej.

Qytetari– Ti, si e ke emrin ti, Ronaldo?

Djali 2 – Bledi!

Qytetari– Bledi, ta gëzosh! Flokët i paske yll fare. Do më gjesh noi çakmak?

Djali 2- Nuk e di ku ka, as ai s’kishte.

Qytetari– Po kujt ia dhe atë cigaren ti?

Djali 2- Ia dha atij atje.

Qytetari– Ah, policit, hë?

Djali 2– Policit, policit, policit…

Qytetari– Po pra, janë dy.

Gruaja– Po ti më shumë pyet, sesa…. (Nuk dëgjohet)

Qytetari– 50 mijë lekë!

Gruaja– Pastaj. Do punoj çikë unë dhe pastaj më vonë.

Qytetari– Të vij më vonë unë, 50 mijë lekë?

Gruaja– Pse nuk më jep 100 mijë lekë ti mua dhe të shkojmë në vende më të bukura, rrij unë sa të dush ti. Këtu s’është’ noi gjë kush e di, s’po të kërkoj noi gjë të madhe…

Qytetari– Hë se vemi andej ne!

Gruaja– Hajde k’tej!

Qytetari– Ku do vemë? Jemi andej më…

Gruaja: Hajde rrush se futemi këtu!

Qytetari– Po fëmijët? Se mos na vijnë këtej fëmijët..?!

Gruaja– Nuk vijnë, jo!

Qytetari- Po prezervativ ke ti?

Gruaja- Kam!

Qytetari- Po për ata?

Gruaja– Hë mo, hajt ktu!

Qytetari- Ec pra, futu para ti…

Banorët thonë se kanë lajmëruar disa herë policinë, por patrulla vjen, bisedon me gruan që prostituon në rrugë dhe largohet.

Telefonata 1

Denoncuesja- (Flet në telefon me policinë) Kam marrë disa herë për të njëjtin shqetësim me këtë zonjën k’tu, që del me dy fëmijët e mitur dhe prostituon këtu. A mund ta di, mund ta zgjidhni pak këtë çështje ju lutem, se është bërë shumë e bezdisur?

Policia- Tashi, ku është fiks ajo aty? Ca vendi, se ndahen ato, një pjesë e ka komisariati 3 një pjesë 6-ta, kshuqë, na ço çikë atë, ku është ajo.

Denoncuesja- Fiks, fiks sa futesh tek kompleksi ‘Malejzian’ tek dy portat e mëdhaja, që janë që janë përballë ‘Casa Italias’. Por ju lutem të merren masa, jo vini të bëni pak muhabet dhe të ikni!

Telefonata 2

Policia- Policia e shtetit Tiranë, më thuaj!

Denoncuesja- Alo, mirëmbrëma! Alo mirëmbrëma!

Policia- Mirëmbrëma zonjë! Më thuaj!

Denoncuesja- Jam k’tu te kompleksi ‘Malajzian’ përballë ‘Casa Italias’. Është një zonjë këtu me nja dy fëmijë të mitur edhe po na shqetëson, që bën prostitutën këtuja. Të lutem a mund të vini t’ma, t’na i nxirrni jashtë, se neve nuk mund të flemë dot gjumë, ora 12 e natës tashi.

Policia- Te ‘Malajziani’?

Denoncuesja- Po te ‘Malajziani’, ke femrën aty me dy fëmijë të mitur…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT