UEFA “nuk i beson” paraqitjes së Hysajt, ja “surpriza” që i bën!

Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme me Islandën, Elseid Hysaj, pasi ka folur për mediat, në këtë rast për “Supersport”, teksa e prisnin te RTSH, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës.
Sicc duket, as UEFA nuk ka besuar te paraqitja super e shkodranit, që ndër të tjera shënoi edhe golin e parë kuqezi në karrierë me Kombëtaren Shqiptare.
Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare, që të urojmë të jetë pa probleme për kapitenin kuqezi.