Në ‘arrest shtëpie’, Sali Berisha kërkon heqje të masës së sigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar përmes avokatëve të tij revokim të masës së sigurisë. Bëhet me dije se kërkesa e tij shqyrtohet sot në orën 15:00.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT