Paradoksi: Arkeologët italianë ecin zbathur në shpellën e Gramshit, shqiptarët presin copat e këtyre mrekullive dhe ndërtojnë lokalet

Studiuesi Perikli Qirjazi krah zbulimeve me vlera të mëdha dhe rekordeve të speleologjike nga grupet e huaja, kryesisht ato italiane dhe së bashku me spelologët e pakët shqiptarë, ka treguar përmes fotove respektin që të huajt kanë ndaj aseteve të mrekullueshme të vendit tonë.

Teksa, shqiptarët shpeh herë dëmtojnë vlerat historike dhe nuk i kushtojnë rëndësi trashëgimisë kulturore duke shkaktuar dëme të pamendueshme në ndërtesat historike dhe monumentet kulturore, të huajt tregojnë një respekt dhe kujdes të veçantë. Në foton e postuar nga studiuesi arkeologu italian, shihet së bashku me grupin e tij, teksa kanë eksploruar shpellën e Kabashit në Gramsh kanë hequr këpucët dhe kanë ecur zbathur për të mos dëmtuar kristalet.

Spelologet italiane ne shpellen e Kabashit
Spelologet italiane ne shpellen e Kabashit

“Le të jetë kjo foto, shembulli i spelologut italian një thirrje e fuqishme për të mbrojtur shpellat tona karstike, të cilat duhet t’ ua lëmë brezave të paktën të padëmtuara, ndrryshe do të meritonim mallkimin e tyre”, shkruan Qirjazi  në postimin e tij, teksa ndër të tjera shton se shqiptarët këpusin stalagmitit dhe stalaktit dhe zbukurojnë lokalet. 

“Ndërkohë, së paku, këto vlera të mëdha duhen ruajtur me fanatizëm, sepse janë tepër të brishta dhe të pakthyeshme. Ne duhet të bërtasim kur pritet një pemë, por pema nëse e mbjell dhe kujdesesh rritet përsëri. Ndërsa, kur këputet një stalagmtit apo stalaktit, nuk do të mjaftonte as e uluritura. Që të formohen ato duhet qindra mijëra vite. Ndërsa, tek ne janë jo të pakta lokalet, dhe jo vetëm ato, të zbukuruara me copa të këtyre mrekullive të paparsëritshme. Kurkush nuk mërzitet apo të protestojë ndaj këtij krimi, që u bëhet shpellave tona”, shton studiuesi.

Ky postim i studiuesit është si një këmbanë alarmi, për të rritur ndërgjegjësimin dhe respektin ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si një pasuri e pazvëndësueshme për të ardhmen!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT