“Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe”/ Ja nga kush u prit në aeroport presidenti i Ukrainës (FOTO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit mbrëmë nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.
“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan ministri Hasani.
Ndërsa Spiropali shkruan: “Mirë se erdhët në Shqipëri President Zelensky”.
E MËRKURË, 28 SHKURT
09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës, Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp