FOTO LAJM/ Rama pret në Kryeministri Presidentin Zelenski, nis takimi “kokë më kokë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Kryeministri, aty ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti ukrainas do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në godinën e qeverisë.
Ndërkohë kujtojmë se pak para mbërritjes në Kryeministri, Zelensky ka reaguar për vizitën e tij në Tiranë ku shprehej se do të takohej me kryeministrin Rama, të cilin e quan mik të palëkundur të Ukrainës.
Presidenti ukrainas theksoi se do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politike, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.
Ndërkohë më poshtë është axhenda:
Sipas axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Më pas rreth orës 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.
Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama-Zelensky.