“Më ka dënuar Zoti më shumë”/ Shtyhet vendimi për Belerin dhe Kokaveshin, çfarë ndodhi në gjykatë

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg nën akuzën për blerje votash.
Shkak për shtyrjen është bërë, teksa Seanca e radhës do të mbahet më 5 mars 2023.
Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për blerje votash. Ai arriti ta fitont mandatit, por nuk ëhstë lejuar të betohet pasi ndodhet në qeli.
Avokatët mbrojtës deklaruan se përgjimi ndaj Fredi Belerit ka nisur që para se të regjistrohej procedimi penal ndaj tij, dhe kj osipas tyre bie në kundërshtim me ligjin.
“Veprimet e vëzhgimit dhe te përgjimet ambientale janë të papërdorshme pasi janë bërë në kundërshtim me ligjin. Procesverbalet e këqyrjeve e ri transkriptimit e veprimeve të përgjime e janë të papërdorshme pasi përgjimi është i papërdorshëm i marrë në kundërshtim me ligjin neni 226. Nuk janë autorizuar nga prokuroria e gjykata kompetente, përgjimi ka filluar pa u regjistruar procedimi penal“-deklaruan avokatët e Fredi Belerit.
Në seancën e sotme bëri mbrojtjen me 54 faqe avokati Geni Gjyzari. Në seance foli edhe Pandeli Kokaveshi, i cili kërkoi masë sa më të ulet dënimi për shkak të problemeve shëndetësore dhe është baba i një vajze të sëmurë.
“Më ka dënuar zoti me shume se sa mund të më dënoni ju”-tha Kokaveshi.
Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.
Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.