Erdogan, videomesazh për samitin e Ukrainës në Tiranë: Mbështesim planin me 10 pika të Zelenskyt për paqe! Të gatshëm të rikthejmë palët në bisedime

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një videomesazh të mbajtur në samitin për Ukrainën në Tiranë, theksoi se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.

“Turqia mbështet pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës.

I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.

Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky.

Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që plani i paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT