Agim Nesho: Zelenskit i kanë mbaruar armët, ndaj erdhi në Tiranë. Rama po bën protagonistin

Agim Nesho është shprehur se vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë, vjen në një kohë që vendi i tij ka mungësë armësh për t’u përballur me luftën me Rusinë.

Nesho tha se përmes një turi takimesh, Zelensky kërkon të sigurojë mbështetje ndërkombëtare dhe më shumë financime.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka një lloj protagonizmi për Ukrainën.

“Zelensky po bën turin e tij. Çështja që u mor me Ukrainën ishte Samiti i djeshëm. 20 përfaqësues shtetesh më të rëndësishëm, duke përfshirë edhe Macron, u hodhën ide shumë të guximshme. Çështja e Zelenskyt në këtë rast është shumë e qartë.

Ka mungesë municionesh, nuk do të dalë i humbur dhe pritet që sa më shpejt të bëhet konferenca dhe zgjidhja do të jetë pozitivisht për Ukrainën, për Perëndimin, për interesat e Europës, për sa kohë forcat e Ukrainës nuk janë në tërheqje, në shpartallim.

Unë mendoj se Rama ka një protagonizëm edhe në këtë Samit. Unë mendoj që jo rastësisht është… E di pse i vlen Ramës kjo vizitë e Zelenskyt?”, tha Nesho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT