Nuk “mbarojnë” plumbat/ Të shtëna me armë edhe në Fushë-Krujë, dyshohet se ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme edhe në zonën e Fushë Krujës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Zeneli”, ku shtetasi V.M ka plagosur me armë zjarri 57-vjeçarin A.G. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për kapjen e autorit dhe për zbarhdjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Kujtojmë se më herët, dy persona ndërruan jetë në qytetin e Korçës, pasi Jorgo Prifti qëlloi me armë zjarri Emiljano Pinën duke i marrë jetën, e më pas vrau veten.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT