Forcat izraelite hapin zjarr ndaj turmës që po priste në radhë për ushqim, 104 të vdekur në Gaza, 760 të plagosur

Lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit  dita ditës po bëhet më e ashpër dhe e vështirë për popullin.

Teksa njerëzit prisnin të uritur që të merrnin  ndihma ushqimore u përballën me bombardime nga dronët izraelitë. Zyrtarët palestinezë kanë bërë me dije se të paktën 104 persona u vranë dhe 760 të tjerë  u plagosën si pasojë  e një zjarri që hapën  trupat e Forcave të Mbrojtjes izraelite.

Civilët palestinezë  po vërshonin rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.

Numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve pritet të rritet pasi shumë trupa dhe njerëz janë ende në rrugë, me ambulancat që përpiqen të arrijnë tek ata në nevojë sepse rrënojat po bllokojnë rrugën, tha Ahmad Abu Al Foul për CNN.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT