Shpërthimi brenda magazinës në Lushnjë, mes të plagosurve edhe deputeti i PS (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lushnjë, ku brenda një magazine ndodhi një shpërthim i fortë.
Teksa raportohet se ka ndërruar jetë një person, mes të plagosurve është dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës apo sa persona janë plagosur.
Shpërthimi paraprakisht dyshohet se ka ardhur pasi gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.