EMRI/ Identifikohet viktima nga shpërthimi në Lushnjë, pamjet nga vendngjarja (FOTO)

Është identifikuar viktima e shpërthimit të ndodhur brenda magazinës në Lushnjë.

Mësohet se Landi Verçani ka ndërruar jetë, teksa 4 persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve dyshohet se është dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon që po ndërtohej, ndërkohë që dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT