DETAJE/ Linja që kalon mbi magazinën në Lushnjë është mbi 5 mijë volt, shpërthimi u dëgjua deri në Peqin

Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku pas një shpërthimi, 1 person ka ndërruar jetë dhe 10 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Raportohet se shpërthimi ka qenë kaq i fortë, sa është dëgjuar deri në Peqin. Vendi ku ndodhej kapanoni ka qenë 100 metra larg Rotondos së Plastmasit, në rrugën që shkon drejt autostradës.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Linja që kalonte mbi magazinë është mbi 5 mijë volt.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT