Çfarë la pas shpërthimi që u mori jetën babë e bir/ Pamje të reja nga magazina në Lushnjë

Këto pamje vijnë nga magazina ku ndodhi shpërthimi i fortë në Lushnjë, që i mori jetën babë e bir.

Sipas burimeve, vinçi ka qenë duke ngritur bombulat me oksigjen që po përdoreshin për saldim dhe në foton e mëposhtme duket një bombul e varur në vinxhir. Dyshohet se teksa vinçi po mbante bombulat, një prej tyre ka renë dhe në kontakt me tokën ka shpërthyer

Vinçieri Landi Vreçani ndërroi jetë në vendngjarje, teksa djali i tij vetëm 24 vjeç, vdiq pasi u fut në intubum. Ai kishte marrë djegie të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarjes. Babë e bir ndodheshin të dy në vinç kur ndodhi aksidenti tragjik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT