VIDEO/ Shpërthimi shkatërroi banesat pranë magazinës në Lushnjë, dëmet në banesën e familjes me 8 anëtarë

Duket se shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Lushnjë nuk shkaktoi dëme vetëm në magazinën ku ndodhi, por edhe në banesat që ndodheshin aty pranë.

Në këtë video, shihen dëmet që janë shkaktuar në këtë banesë, ku dyert, dritaret dhe orenditë janë dëmtuar plotësisht.

Në këtë shtëpi jetonin tetë persona, të cilët kanë treguar se në momentin e shpërthimit kanë qenë në banesë. Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime asnjëri prej tyre, por e kanë ndjerë tronditjen e fortë. Familjari tjetër ka deklaruar se janë dëmtuar edhe ndërtesa, kryesisht fasada e jashtme.

Nga ngjarja e ndodhur humbën jetën babë e bir, të cilët po punonin në magazinë kur ndodhi shpërthimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT