“U fut në sallën e operacionit”/ Shefi i Urgjencës së Traumës tregon si paraqitet gjendja e deputetit: Ka dëmtime…

Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me dy të lënduarit nga shpërthimi në Lushnje.

Sipas mjekut, deputeti Bujar Çela dhe i plagosuri tjetër  janë në gjendje stabël, ndërsa shoi se deputeti është operuar fillimisht në Lushnjë dhe në momentin që është paraqitur te “Trauma” është ndërhyrë sërish nga fillimi dhe tanimë është në sallën e operacionit.

Shefi i Urgjencës shton se Çela ka marrë disa plagë në pjesën e barkut dhe ndërhyrja ndaj tij do të marrë kohë.

“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT