Deklarata e fortë e Idrizit: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, komentoi gjetjet e sondazhit lidhur me pëlqyeshmërine i liderëve politik.

Ai theksoi se Berisha ka probleme me SPAK, Meta dhe Basha nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe ndërsa Rama ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në media por dhe në samitet ndërkombëtare.

Mes tjerash ai shtoi se tema që duhet të diskutohet sot është se si biznesmenët shqiptarët mburren se fituan 300 mln euro në Shqipëri.

“Berisha ka probleme me SPAK por dhe në rotorikën që përdor, Meta nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe, dhe Basha po ashtu. Opozita ka problemin tjetër që nuk është prezent as në Parlament. Nga ana tjetër Rama është gjatë gjithë kohës prezent, bën samite ndërkombëtare etj. Kemi 33 vjet që kemi zevëndësuar luftën e klasave me luftën politike. Shqiptarët po ikin nga mazhoranca.

Mazhorancë dhe opozitë duhet të kuptojnë që kapitali financiar për të zhvilluar një vend ka nevojë për kapital njerëzor. Si është e mundur që Shqipëria eksporton 1.3 mln shqiptarë, dhe importon 1.4 mld ushqime, fruta, perime zarzavate. Ajo që duhet të diskutohet është se si 50 biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, ku firmat shqiptare mburren në një vend të varfër që thonë kanë fituar 300 milionë euro”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT