Revoltohet deputeti i PD: Na ftuan për hapjen e bazës së Kuçovës, por nuk kishim karrige ku të uleshim. Kjo është e paprecedentë

Deputeti Asllan Dogjani është revoltuar, pas hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë.

Kjo, pasi e kanë lënë pa karrige.

Postimi i deputetit Asllan Dogjani:

E papreçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare, në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT