Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli vendos rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt!

Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt.

Kujtojmë se Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Nga burimet për media bëhet me dije se në seancën e sotme, gjykata ka vendosur kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit Arbër Paplekaj.

Nga ana tjetër njoftohet se seanca e radhës do të zhvillohet në 18 mars ora 13:30.

Kërkesa e Paplekaj:

  • Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT